E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Shtegu Japonez

 

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë përuroi me datë 1 Qershor 2016 “Shtegun e Qershive Japoneze” – hyrjen e re drejt Parkut të Madh të Liqenit. Projekti konsistonte në rregullimin pjesor dhe dekorimin e një rrugice ekzistuese të Parkut të Madh të Liqenit me pemë qershie dekorative japoneze.

Shtegu ka në qendër një sheshpushim të dekoruar me stola guri sipas stilit minimalist japonez. Ky vend u shërben vizitorëve të parkut të shijojnë ornamentet aziatike dhe pemët e qershive që në harmoni me njëra-tjetrën do të ofrojnë ambient relaksues. Kornizimi i rrugës eshte bere me pemë dekorative qershie, lulet e të cilave në Japonisht quhen SAKURA, dhe plotësimi i saj perfshin detaje të kulturës japoneze. Prej shumë kohësh, formën dhe ngjyrën e këtyre luleve i kanë quajtur simbol të pastërtisë e të thjeshtësisë. Petalet e saj të hijshme kanë një shkëlqim ngjyrë rozë në të bardhë.

Pemishtet me qershi janë edhe më magjepsëse për syrin. Në varësi të sistemit se si janë mbjellë qershitë, mund të krijohen efekte mahnitëse. Zgjedhja e kësaj luleje ka qenë e qëllimshme, pasi lulet e qershisë në Japoni simbolizojnë paqe dhe bukurinë e brishtësinë jetës që në vetevete është po aq e shkurtër sa jeta e këtyre luleve.