Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Fushat e tenisit “Perlat Voshtina”

    https://youtu.be/_zC_gT1NwxA

    Fushat e tenisit “Perlat Voshtina”, janë terrenet më të reja sportive që i shtohen Parkut të Madh të Liqenit. Një hapësirë model, totalisht e rikualifikuar dhe me terrene sportive tenisi e ballkon panoramik. Kjo është pika më e re atraktive në Parkun e Madh të Liqenit, afro 3600 m², brenda një kohe të shkurtër iu rikthye qytetarëve si destinacion sportiv dhe rekreativ publik për frekuentuesit e parkut. Projekti përfshin dy fusha tenisi me pikë shërbimi me rol funksional dhe panoramik, dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni dhe një mol i vogël pët u relaksuar pas një ndeshje tenisi, lojë ping-pongu apo shëtitje të gjatë në park.