E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Vend Vakant: Inspektor/Specialist I pranë Drejtorisë Administrim Pyje & Kullota në Sektorin e Inspektimit të Tregut

Vend Vakant: Inspektor/Specialist I pranë Drejtorisë Administrim Pyje & Kullota në Sektorin e Inspektimit të Tregut

Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë
28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe
Rekreacionit” ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Inspektor/specialist I pranë
Drejtorisë Administrim Pyje dhe Kullota në Sektorin e Inspektimit të Tregut është i lirë
(vakant).
Si më poshtë do të gjeni:

1. Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës.

2.Detyrat kryesore të Inspektor/specialistit I.

3.Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati

4.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit.

Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës.
Inspektor/Specialisti I është nëpunës i nivelit ekzekutiv. Ai ka varësi direkte nga përgjegjësi i sektorit. Ai monitoron Tregun e shitjes së materialit drusor (subjekteve që grumbullojnë/përpunojnë dhe tregtojnë) dhe transportit të materialit drusor në akset rrugore për të luftuar tregëtinë e paligjshme të materialit drusor gjë që sjell indirekt mbrojtjen e pyjeve.

Detyrat kryesore të Inspektor/Specialistit I.

a. Monitoron dhe inspekton në terren subjektet që ushtrojnë aktivitete të grumbullimit/përpunimit apo tregëtimit të materialit drusor.
b. Ndërhyn dhe sinjalizon strukturat përkatëse ligjzbatuese në rastet ku konstaton shkelje të dispozitave ligjore dhe rregullave të transportit apo të tregtimit të materialit drusor.
c. Gjatë inspektimit në subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e grumbullimit/përpunimit dhe tregtimit të materialeve drusore sipas planit të punës në ngritjen e grupeve të kontrollit, sigurohet që inspektimi të bëhet në zbatueshmëri të Ligjit nr.57/2020 datë 30.04.2020 “Për Pyjet” dhe Ligjit nr.10433,datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”
d. Në rastet e konstatimit të shkeljeve të akteve ligjore në fushën e tregtimit apo transportit të materialit drusor, realizon proçes-verbalin e konstatimit me shkeljet.
e. Mbikqyr të gjitha aktivitetet dhe shërbimet që ushtrohen sipas ndarjes në zona.
f. Planifikon plane pune me objektiva konkrete për kontrolle e vrojtime sipas informacioneve dhe konstatimeve në terren, dhe i dërgon ato për miratim tek Përgjegjësi i Sektorit të Inspektimit të Tregut.
g. Bën të mundur informimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitet ekonomik në fushën e grumbullimit /përpunimit apo tregtimit të materialeve drusore për ndryshimet e akteve ligjore apo rregullave në fushën e transportit apo tregtimit të materialeve drusore.
h. Informon në mënyrë periodike ditore/mujore dhe vjetore Përgjegjësin e sektorit të Inspektimit të Tregut.
i. Mban përgjegjësi për cilësinë dhe saktësinë profesionale të materialeve të përgatitura;

Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati.

a- Të zotërojnë diplomë të nivelit të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite akademike. Nivel të Masterit profesional të barasvlefshëm sipas legjislacionit të arsimit të lartë. Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti Inxhinieri Pyjore.
b- Aftësi teknike të veçanta; përdorimi i programeve kompjuterike.

Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit

a- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, letër shprehje interesi me emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
b- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit;
c- përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
d- Libreza e punës;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit).
h- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 05.03.2024 ora 16:00.

.