E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Lajmet e Fundit

Këndi më i ri i lojërave te njësia nr.4, pranë rrugës "Spiro Çipi", gati të gumëzhijë nga fëmijët. Rehabilituam një sipërfaqe prej afro 500 m² për sheshin rekreativ, i cili përfshin 4 module lodrash për fëmijë, 2 kosha për mbetje urbane dhe 4 ndriçues. I gjithë sheshi shtrihet në një sipërfaqe bari prej 75 m², sipërfaqe me parket druri 115 m², sipërfaqe me asfalt të kuq 76 m², sipërfaqe me asfalt të zi 15.8 m², sipërfaqe me pllaka betoni 131

Dy pemë ulliri, dhuratë Parkut të Madh të Liqenit nga dy vëllezërit Korini! Edhe pse Mateo jeton në Amerikë, e ndjen veten gjithashtu pjesë e qytetit të Tiranës me të drejta e detyrime, po aq sa i vëllai Markosi dhe e gjithë familja, e cila do të mbillte dhe pemën e tij, në pamundësi për të qenë vetë prezent për shkak të largësisë. Faleminderit familja Korini që i shtuat parkut gjelbërimin, oksigjenin, jetën! Nëse edhe ti dëshiron të na bashkohesh

Gati terreni më i ri sportiv në kryeqytet, që do t'u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë. Një fushë e re basketbolli rreth 200 m2 pranë rrugës “Emil Legrand” do të zëvendësojë atë ekzistuese, e cila përbënte shqetësim për banorët. Fusha e re do të jetë më larg objekteve të banimit dhe e rrethuar me gjelbërim, çka do të shërbejë dhe si barrierë akustike në zonë. Kjo ishte zgjidhja e duhur, pasi edhe të rinjtë argëtohen, edhe

Ndërsa Akademia e Çiklizmit në Parkun e Liqenit është drejt fundit, APR dhe GIZ Albania firmosën një memorandum bashkëpunimi për promovimin e aktiviteteve të çiklizmit në kuadër të informimit dhe edukimit me fokus të veçantë fëmijët. Gjatë takimit me përfaqësuesit e GIZ Albania u diskutua dhe u dakordësua për bashkëpunim në sigurimin e biçikletave si dhe në hartimin e kurrikulave me të cilat do të punojnë trajnerët e pedalimit. Së bashku do të mund të jetësojmë më shumë projekte dhe

Banda e Qytetit çeli siparin dhe shoqëroi aktivitetet me ritmet pranverore, ndërsa qytetarët shijuan më pas përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ekspozitën fotografike të zogjve të Parkut të Liqenit "Pendët e Egra", aktivitetet sportive si; ping-pong, basketboll, taekwondo te Parku Rinia; lojërat fryrëse dhe lodra të hapësirës si ping-pong apo shah pranë Piramidës; punëdore, verore, face painting te RE-ja, si dhe edukimin në trafik, për të cilin ishte përgatitur këndi me sinjalistikë për çiklizimin pranë Bashkisë.